“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ bënte tavafin e haxhit ose të umres, me të arritur aty, nxitonte (në ecje) në tri rrotullimet e para, kurse në katër të tjerat ecte normalisht. Pastaj i falte dy rekate dhe ecte mes Safasë dhe Mervës.”