“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e bënte tavafin e parë rreth Qabesë, nxitonte në tri rrotullimet e para, kurse në katër të fundit ecte normal. Po ashtu, nxitonte gjatë ecjes nëpër luginën që gjendet në mes Safasë dhe Mervës.”