“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi se Ibn Xhurejxhi tregon: “Atai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për kohën kur Ibn Hishami i ndaloi gratë për të kryer tavafin së bashku me burrat, më tha: - Si t'i ndalojë, ndërkohë gratë e Pejgamberit ﷺ e bënin tavafin me burra? - Para se të zbresë urdhri i mbulesës apo pas? - e pyeta. - Po, për jetën time! E kam zënë tavafin (e tillë) pas urdhrit të hixhabit, - iu përgjigj Atai. - E si përziheshin me burra? - pyeta. - Nuk përziheshin. Aishja e bënte tavafin veçuar prej burrave, pa u përzier me ta. Një grua i tha: “Të shkojmë ta prekim Gurin e Zi, oj nëna e besimtarëve!” Ajo i tha: “Largohu (për të mirën tënde)!” - dhe refuzoi (të shkonte). Ato dilnin të mbuluara gjatë natës dhe bënin tavaf me burra. Kur donin të hynin në Qabe, prisnin në këmbë derisa dilnin burrat, pastaj hynin. Së bashku me Ubejd ibn Umejrin shkoja tek Aishja teksa ajo qëndronte pranë kodr ës Thebir, - tha Atai. - E çfarë mbulese mbante? - Ajo ndodhej brenda një tende turke. I kam parë të veshur një rrobë vjollcë. Mes nesh dhe saj ndodhej vetëm një perde lëkure, - iu përgjigj Atai.””