“Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Bëje tavafin mbrapa turmës së njerëzve, hipur mbi kafshë.” Teksa unë e bëja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut, afër Qabesë dhe e këndonte suren Tur.””