“Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te vendi ku haxhilerët shërbehen me ujë dhe kërkoi të pijë.” Atëherë Abasi tha: “O Fadël, shko te nëna jote dhe sill ujë.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “Më jep të pi!” - O i Dërguari i Allahut, njerëzit i fusin duart në të (enë), - i tha Abasi. - “Më jep të pi!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ dhe piu. Pastaj, teksa ata po shpërndanin ujë dhe po punonin te Zemzemi, shkoi e u tha: - “Vazhdoni të punoni, se jeni në mirësi”, - dhe vijoi: “Kam frikë se (po t'ju bashkëngjitesha) njerëzit do t'ju shkaktojnë tollovi në këtë punë , përndryshe edhe unë do të zbrisja dhe do ta vendosja litarin mu këtu” , - bëri me shenjë te supi i tij.”