“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka thënë Enes ibn Maliku se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Duke qenë në Mekë, m'u hap çatia e zbriti Xhibrili ﷺ, i cili ma hapi gjoksin dhe ma lau (zemrën) me ujë Zemzemi. Pastaj solli një enë prej ari, të mbushur me urtësi e besim dhe ma derdhi në gjoks e ma mbylli. Më pas, më mori për dore dhe më ngriti në qiellin e dynjasë. Xhibrili i tha rojës së qiellit: - Hape! - Kush është? - tha ai. - Xhibrili, - iu përgjigj ai.””