“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Abdullahu, i çrobëruari i Esmës, tregon se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u ndal në Muzdelife, në natën e Bajramit, u fal një copë herë, pastaj pyeti: - O djalosh, a perëndoi hëna? - Jo, - i thashë. Pastaj vazhdoi të falej edhe një copë herë dhe pyeti: - O djalosh, a perëndoi hëna? - Po, - i thashë. - Atëherë, të shkojmë, - tha ajo. U nisëm dhe shkuam te xhemra, ku i gjuajti guralecët dhe u kthye në tendën e saj për ta falur sabahun. I thashë: “Oj hallë! Më duket se u nisëm shumë herët (në errësirën e natës).” Ajo tha: “O djalosh, i Dërguari i Allahut ﷺ e ka lejuar këtë për gratë që kanë nevojë apo që barteshin me kabina .””