“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Sevda i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ (për t'u larguar më herët) natën e Muzdelifes, sepse ishte trupmadhe (e me peshë) dhe e ngadalshme (në ecje). Kështu, Pejgamberi ﷺ e lejoi.”