“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Umare, e ky nga Abdurrahmani se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke falur ndonjë namaz jashtë kohës së vet, përveç dy namazeve: akshamin, që e pati bashkuar me jacinë, dhe sabahun, që e pati falur më herët se zakonisht.””