“Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Me Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkuam në Mekë. Kur arritëm në Muzdelife, i fali dy namazet, secilin namaz me nga një ezan e ikamet dhe hëngri darkë mes tyre. Pastaj sabahun e fali në lindje të agimit. Dikush thoshte se ka zbardhur agimi, dikush tjetër thoshte se agimi ende nuk ka zbardhur.” Ai tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në këtë vend këto dy namaze, akshami dhe jacia, janë zhvendosur prej kohës së vet. Njerëzit të mos vijnë në Muzdelife derisa të hyjë koha e jacisë, kurse namazi i sabahut falet në këtë kohë.” Pastaj qëndroi aty derisa zbardhi gjithandej dhe tha: “Sikur prijësi i besimtarëve të nisej tani, do ta qëllonte Sunetin. Nuk e di nëse fjala e tij ishte më e shpejtë apo nisja e Othmanit. Gjatë rrugës bënte telbijen në vazhdimësi, derisa i gjuajti guralecët në xhemrën Akabe, ditën e Bajramit të Kurbanit.””