“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur hyri koha e namazit të ikindisë, njerëzit filluan të kërkojnë ujë për abdes, por nuk gjetën. Atëherë, të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një enë me ujë, ku ai vendosi dorën dhe urdhëroi njerëzit të merrnin abdes nga ajo enë. Kam parë ujin tek buronte nga gishtërinjtë e tij derisa të gjithë njerëzit morën abdes.””