“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Asimi se Ibn Sirini (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I thashë Abides: “Ne kemi disa qime të Pejgamberit ﷺ, të cilat na i ka lënë Enesi, - ose ka thënë: familja e Enesit.” Abidja ia ktheu: “Të kem një qime të Pejgamberit ﷺ, për mua është më e dashur sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.””