“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Nuk e hanim mishin e kurbanit tonë më shumë se tri ditë (pas therjes), që qëndronim në Mina, por Pejgamberi ﷺ na e lehtësoi duke thënë: “Hani dhe merrni me vete.” Kështu, hëngrëm dhe morëm me vete (për më vonë).” Xhurejxhi e pyeti Atain: “Vallë, mos ka thënë: “Derisa shkuam në Medinë?” - Jo, - iu përgjigj Atai.””