“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Më njëzet e pesë dhul kade u nisëm për rrugë me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Përveç kryerjes së haxhit, synim tjetër nuk kishim. Kur iu afruam Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ, ata që nuk kishin marrë kurbane me vete, i urdhëroi që, pasi ta kryejnë tavafin, të lirohen prej ihramëve.” Aishja thotë: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, na sollën mish lope.” Unë pyeta: “Ç'është kjo?” Na u tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka therur kurban për gratë e veta.” Jahjai ka thënë: “Këtë ia përmenda Kasimit dhe m'u përgjigj: “(Aishja) ta ka transmetuar hadithin në mënyrë të plotë.””