“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: - “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët !” - Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut! - i thanë të pranishmit. - “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët!” - Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut! - “Edhe ata që i shkurtojnë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët!” , një herë ose dy. Ubejdullahu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Pejgamberi ﷺ ka thënë) në herën e katërt: “Edhe ata që i shkurtojnë!””