“Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Umare ibn Kaëkai, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: - “O Allah, fali ata që i rruajnë flokët !” - Edhe ata që i shkurtojnë! - thanë të pranishmit. - “O Allah, fali ata që i rruajnë flokët!” - Edhe ata që i shkurtojnë! - “O Allah, fali ata që i rruajnë flokët!” - Edhe ata që i shkurtojnë! - “Edhe ata që i shkurtojnë!” - tha Pejgamberi ﷺ herën e katërt.”