“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ditën e Bajramit të Kurbanit, bënte një tavaf, shtrihej të pushonte pak paradite, pastaj shkonte në Mina. Këtë veprim ia atribuonte Pejgamberit ﷺ. Abdurrezaku e transmeton këtë duke thënë: “Na ka lajmëruar Ubejdullahu (e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky) nga Pejgamberi ﷺ.””