“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkuam në haxh me Pejgamberin ﷺ. Ditën e Bajramit, pasi e kryem tavafin e haxhit, Safijës i erdhën menstruacionet. Pejgamberi ﷺ deshi t'i afrohej, ashtu siç i afrohet burri gruas, por unë i thashë se ajo është me menstruacione. - “Do të na pengojë (nga udhëtimi për në Medinë deri sa ta kryejë tavafin e haxhit) ?” - tha Pejgamberi ﷺ. - E ka kryer tavafin e haxhit ditën e Bajramit, - i thanë. - “Nisuni!” - tha ai.” Transmetohet nga Kasimi, Urve dhe Esvedi se Aishja ka thënë: “Safija e ka bërë tavafin e haxhit ditën e Bajramit.””