“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Jusufi, e këtij i ka treguar Sufjan Theuriu se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “I thashë Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego diçka që e ke mësuar prej Pejgamberit ﷺ: ku e ka falur drekën ditën e Tervijes (ditën e tetë të haxhit)?” - Në Mina, - m'u përgjigj ai. - Po ditën e largimit (nga Mina), ku e ka falur ikindinë? - Në Ebtah, por ti vepro ashtu siç veprojnë prijësit e tu.”