“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se, sa herë që Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vinte (në Mekë), qoftë për haxh, qoftë për umre, qëndronte në Dhu Tuva, mes dy kodrinave. Pastaj hynte në Mekë nga Kodrina e Epërme, ndërsa devenë e pushonte para derës së xhamisë. Hynte dhe shkonte te Guri i Zi, prej nga e fillonte tavafin, ku i bënte shtatë rretullime: tri duke ecur me nxitim, kurse katër të tjera duke ecur normal. Pas tavafit, largohej dhe i falte dy rekate. Pastaj, para se të kthehej në shtëpi, shkonte dhe ecte mes Safasë dhe Mervës. Ndërkaq, kur kthehej prej haxhit ose umrës (në drejtim të Medinës), devenë e pushonte në Bat'ha të Dhul Hulejfes, ku dhe vetë Pejgamberi ﷺ e pushonte devenë.”