“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi se Ubejdullahu, pasi qe pyetur rreth Muhasabit, na pat treguar se Nafiu tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, Omeri dhe Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) janë ndalur në Muhasab. Nafiu transmeton se Ibn Omeri aty e falte drekën dhe ikindinë. (Ubejdullahu thotë) Më duket se ka thënë: edhe akshamin. Halidi thotë: “Për jacinë (se e ka falur aty) nuk dyshoj aspak. Pastaj, Ibn Omeri shtrihej dhe pushonte një copë herë dhe thoshte se kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.””