“Muhamed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vinte (në Mekë), qëndronte në Dhu Tuva, pastaj, në mëngjes, hynte në Mekë. Ndërkaq, kur largohej, kalonte nëpër Dhu Tuva, ku dhe flinte. Tregonte se kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.”