“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Ata ibn Jesari se Zejd ibn Halidi tregon se e ka pyetur Othman ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë duhet të veprojë ai që kryen marrëdhënie me gruan e vet, por nuk ejakulon?” Othmani iu përgjigj: “Merr abdes sikurse për namaz dhe e pastron organin gjenital. Këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Për të njëjtën gjë kam pyetur edhe Aliun, Zubejrin, Talhain dhe Ubej ibn Kabin, që të gjithë më urdhëruan të njëjtën gjë.””