“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Dhekvan Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dikë për të thirrur një ensar. Ai erdhi, ndërsa koka i pikonte ujë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Ndoshta të ngutëm paksa?” - Po, - i tha ensariu. - “Në rast se ndokush të ngut, ose nuk ejakulon gjatë marrëdhënieve intime, atëherë të mjafton abdesi”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Transmetimin e Nadrit e forcon Vehbiu, i cili ka thënë: “Ma ka treguar Shuëbe.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Përpos që Gunderi dhe Jahjai nuk e kanë transmetuar nga Shuëbe “abdesin”.”