“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Bedër Shuxhaë ibn Velidi, e ky nga Omer ibn Muhamed Umeriu se Nafiu tregon se Abdullahu dhe Salimi i folën Abdullah ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për të mos shkuar në haxh. Ai u tha: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ patëm shkuar për umre, ndërsa jobesimtarët kurejshë na patën penguar prej (vizitës së) Qabesë, kështu që i Dërguari i Allahut ﷺ e theri kurbanin dhe e rroi kokën.””