“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku se Nafiu tregon se, kur Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u nis drejt Mekës për ta bërë umrën, në kohën e fitnes (në kohën e Ibn Zubejrit), tha: “Nëse pengohem prej (vizitës së) Qabesë, do të veproj ashtu siç kemi vepruar me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Kështu, hyri në ihram për umre, sepse edhe i Dërguari i Allahut ﷺ, vitin e Hudejbijes, pati hyrë në ihram për umre.” Pastaj, Abdullah ibn Omeri e shqyrtoi rastin e vet dhe tha: “Çështja e tyre (umrës dhe haxhit) është e njëjtë. Jini dëshmitarë se po e bashkoj haxhin me umrën. Kështu, bëri një tavaf për të dyja, duke konsideruar se kjo mjafton dhe e theri kurbanin.””