“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Humejd ibn Kajsi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: - “Ndoshta po të mundojnë morrat?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - ia ktheva. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Rruaje kokën dhe: agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë të varfër, ose ther një dele.””