“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, ditën kur e çliroi Mekën, tha: “Më nuk ka hixhret, por ka xhihad dhe nijet. Kur të ftoheni (nga prijësi i muslimanëve) për luftë, përgjigjjuni. Këtë vend Allahu e ka bërë të shenjtë ditën kur i ka krijuar qiejt dhe Tokën, e ai, me shenjtërinë e Allahut, është i shenjtë deri në Ditën e Kiametit. Andaj, lufta në të nuk i është lejuar askujt, as para meje, as pas meje. Ndërkaq, mua më është lejuar vetëm në një pjesë të ditës. Ai është i shenjtë me shenjtërinë e Allahut deri në Ditën e Kiametit. Nuk lejohet as shkulja e gjembave, as trazimi i gjahut (gjuetia) , as merret gjëja e humbur, përveç nëse shpallet ndër njerëz, si dhe nuk priten barishtet e tij.” - Përveç idhhirit, o i Dërguari i Allahut, se ai përdoret nga farkëtarët dhe për shtëpitë? - pyeti Abasi. - “Përveç idhhirit ”, - tha Pejgamberi ﷺ.”