“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se gjëja e parë që ka dëgjuar prej Atait është se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka bërë hixhamen duke qenë në ihram. Pastaj e kam dëgjuar duke thënë: “Më ka treguar Tavusi nga Ibn Abasi, ndaj thashë: “Ndoshta e ka dëgjuar këtë hadith prej të dyve.””