“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Hakemi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeriu, duke qenë në ihram, deveja e vet ia theu qafën dhe e mbyti. Kur e sollën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, tha: “Pastrojeni dhe qefinoseni, por mos ia mbuloni kokën e mos e parfumoni, sepse do të ringjallet duke kënduar telbijen.””