“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ibrahim ibn Abdullah ibn Hunejni se Abdullah ibn Hunejni tregon se Abdullah ibn Abasi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ata), duke qenë në Ebva, patën një mospajtim. Abdullah ibn Abasi thoshte: “Muhrimit i lejohet larja e kokës, kurse Misveri thoshte: “Muhrimi nuk e lan kokën.” Ibn Abasi më dërgoi tek Ebu Ejub Ensariu, të cilin e gjeta duke u pastruar mes dy shtyllash, tek fshihej mbrapa një rrobe. I dhashë selam, e ai pyeti: “Kush është?” - Abdullah ibn Hunejni, - i thashë. - Më ka dërguar Abdullah ibn Abasi, të të pyes se si i Dërguari i Allahut ﷺ e pastronte kokën duke qenë në ihram. Ebu Ejubi e vendosi dorën mbi rrobë dhe e uli, aq sa ia pashë kokën, pastaj, atij që i hidhte ujë, i tha: “Hidh!” Ai i hodhi ujë në kokë, të cilën e fërkoi me dy duart, para e mbrapa dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.””