“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ në vitin e Çlirimit hyri (në Mekë) me përkrenare në kokë. Kur e hoqi, i erdhi një burrë dhe i tha: “Ibn Hatali është kapur për mbulesën e Qabesë.” - “Mbyteni”, - tha Pejgamberi ﷺ.”