“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Atai, e këtij i ka treguar Safvan ibn Jalai se babai i tij Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i erdhi një burrë i veshur me një xhybe, në të cilën kishte gjurmë të verdhë parfumi ose diçka të ngjashme.” Omeri më thoshte: “A ke dëshirë ta shohësh Pejgamberin ﷺ teksa i zbret shpallja? Sakaq, filloi t'i zbriste shpallja dhe, pasi përfundoi, iu përgjigj (pyetësit): “Në umrën tënde vepro siç vepron në haxh.””