“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do ta braktisin Medinën përkundër të mirave që i ka, e në të do të qëndrojnë vetëm egërsirat dhe shpezët që kërkojnë ushqim. Të fundit që do të ringjallen (Ditën e Kiametit) janë dy barinj nga fisi muzejne: shkojnë nga Medina duke i ndjellë delet, të cilën e gjejnë të shkretë, derisa të arrijnë në Thenije Vedaë, ku bien me fytyrat përdhe (vdesin) .””