“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Abdullah ibn Zubejri se Sufjan ibn Ebu Zuhejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të çlirohet Jemeni, sakaq një popull (nga Medina) do t'i shpejtojnë kafshët (për të dalë nga ajo) . Do t'i marrin familjet e veta dhe ata që u nënshtrohen, ndërkohë Medina është më e mirë për ta, sikur ta dinin. Do të çlirohet Shami, sakaq një popull (nga Medina) do t'i shpejtojnë kafshët (për të dalë nga ajo) . Do t'i marrin familjet e veta dhe ata që u nënshtrohen, ndërkohë Medina është më e mirë për ta, sikur ta dinin. Do të çlirohet Iraku, sakaq një popull (nga Medina) do t'i shpejtojnë kafshët (për të dalë nga ajo) , do t'i marrin familjet e tyre dhe ata që u nënshtrohen, ndërkohë Medina është më e mirë për ta, sikur ta dinin.””