“Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ e i dha besën për Islam (dhe qëndrim në Medinë).” Të nesërmen erdhi i sëmurë me ethe dhe tha: “Më lejo të tërhiqem (nga Medina)”, por ai e refuzoi tri herë radhazi dhe tha: “Medina është sikurse gjyryku . Ajo e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.””