“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky nga Abdullah ibn Jezidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u nis për në Betejën e Uhudit, një pjesë e njerëzve, që kishin dalë me të, u kthyen . Atëherë një grup thanë: “T'i vrasim!”, kurse të tjerët thanë: “Nuk bën t'i vrasim.” Sakaq, zbriti ajeti: “ Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve... ” (Nisa, 88) Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo (Medina) i pastron njerëzit sikurse zjarri që e pastron të keqen e hekurit.””