“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Suhejli, e ky nga babai i tij se Talha ibn Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin flokëshprishur erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut, më trego çka më ka obliguar Allahu në lidhje me namazin? - “Pesë namazet, përveç nëse shton diçka vullnetarisht”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Më trego çka më ka obliguar Allahu në lidhje me agjërimin? - “Muajin Ramazan, përveç nëse shton diçka vullnetarisht.” - Më trego çka më ka obliguar Allahu në lidhje me zekatin? Dhe, pasi i Dërguari i Allahut ﷺ ia tregoi rregullat e Islamit, ai tha: “Betohem në Atë që të ka nderuar se as do të shtoj gjë, as do të lë mangët këto që m'i ka obliguar Allahu.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse e ka përnjëmend, - ose ka thënë: Do të hyjë në Xhenet, nëse e ka përnjëmend - .””