“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e ka agjëruar Ashuren (ditën e dhjetë të muharremit) dhe ka urdhëruar të agjërohet. Ndërkaq, kur u obligua Ramazani, agjërimi i Ashures u la. Nafiu tregon se Abdullahu nuk e agjëronte atë, përveç nëse përputhej me agjërimin e tij vullnetar.”