“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e këtij i ka treguar Irak ibn Maliku, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në periudhën paraislame kurejshët e agjëronin ditën e Ashures. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që të agjërohet, derisa u obligua agjërimi i Ramazanit. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush dëshiron, le ta agjërojë (ditën e Ashures) , e, kush nuk dëshiron, le të hajë.””