“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Husajn ibn Abdurrahmani, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “... derisa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi...” , mora një litar të zi e një të bardhë dhe i lashë nën jastëkun tim. Gjatë natës i shikoja, por nuk i dalloja. Në mëngjes shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova, e në atë rast më tha: “Fjala është për errësirën e natës dhe dritën e ditës.””