“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Sehël ibn Sadi. [t]: Seid ibn Ebu Merjemi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, Muhamed ibn Mutarrifi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi zbriti ajeti: “... dhe hani e pini derisa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi...” , ende pa zbritur ajeti: “... në agim...”, kur dikush donte të agjëronte, në këmbën e tij lidhte një pe të bardhë dhe një të zi. Kështu, vazhdonte të hante derisa dallonte njërin pe nga tjetri. Pasi Allahu e zbriti: “... në agim...”, atëherë e kuptuan se ishte për qëllim nata dhe dita.”