“Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga Fatimja se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ bëmë iftar në një ditë të vranët, pastaj u shfaq dielli.” Hishamin e pyetën: “A janë urdhëruar për kompensim?” - Kompensimi duhet patjetër, - tha ai. Mameri ka thënë: “E kam dëgjuar Hishamin duke thënë: “Nuk di a e kanë kompensuar a s'e kanë kompensuar.””