“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Halid ibn Dhekvani se Rebia bint Muavidhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në mëngjesin e Ashures Pejgamberi ﷺ u dërgoi një lajmëtar fshatrave të ensarëve: “Ai që është gdhirë joagjërues, le ta plotësojë pjesën e mbetur të ditës, e, ai që është gdhirë agjërues, le të agjërojë.” Ajo tha: “Më pas ne e agjëronim atë dhe i mësonim fëmijët tanë ta agjëronin. U bënim lodra prej leshi, e, nëse ndonjëri prej tyre qante për ushqim, ia jepnim ato derisa vinte iftari.””