“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Hadi, e ky nga Abdullah ibn Hababi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Mos e lidhni agjërimin! Ndërkaq, ai që dëshiron ta lidhë, le ta lidhë deri në syfyr.” Ata i thanë: “Ti po e lidh, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Unë nuk jam sikurse ju. Gjatë natës është Dikush (Allahu) që mua më ushqen me ushqim e pije.””