“Othman ibn Ebu Shejbe dhe Muhamedi na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit, si mëshirë për sahabët.” Ata i thanë: “Por ti po e lidh (agjërimin).” Ai iu përgjigj: “Unë nuk jam sikurse ju, sepse Zoti im më ushqen me ushqim e pije.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Othmani nuk e ka përmendur shprehjen: “Si mëshirë për ta (sahabët).””