“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ agjëronte aq shumë, saqë thoshim: “Nuk do ta prishë.” Dhe, ndonjëherë nuk agjëronte fare, saqë thoshim: “Nuk do të agjërojë (asnjëherë).” Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ ta ketë agjëruar tërë muajin, përveç Ramazanit. Dhe, nuk e kam parë të agjërojë (në ndonjë muaj) më shumë sesa në shaban.””