“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në asnjë muaj Pejgamberi ﷺ nuk agjëronte më shumë sesa në shaban.” Shabanin e agjëronte të tërin dhe thoshte: “Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer) , derisa ju të mërziteni (nga veprat) . ” Namazi më i dashur te Pejgamberi ﷺ ishte ai që bëhej në vazhdimësi, edhe nëse ishte i paktë. Ai, nëse falte ndonjë namaz (vullnetar), e falte në vazhdimësi.””