“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Habib ibn Ebu Thabiti, e ky e ka dëgjuar Ebu Abas Mekiun, i cili ishte poet, por nuk kishte dyshime në fjalët e tij, se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ i tha: “Agjëron tërë kohën dhe falesh tërë natën?” - Po, - i thashë. - “Nëse vepron kështu, do të të thahen sytë dhe do të të lodhet shpirti. Ai që agjëron gjatë gjithë kohës, nuk agjëron. Agjërimi i tri ditëve (në muaj) është sikurse agjërimi i tërë vitit”, - tha ai. - Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë. - “Agjëro sikurse Davudi ﷺ, i cili një ditë agjëronte, një ditë hante dhe nuk ikte kur e takonte armikun”, - tha Pejgamberi ﷺ.”