“Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Halidi, e ky nga Ebu Kilabe se Ebu Melihu tregon: “Bashkë me babanë tënd (Ebu Kilabes) hyra tek Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili na tregoi se të Dërguarit të Allahut ﷺ ia përmendën agjërimin e tij.” Abdullahu thotë: “Kur erdhi tek unë, i shtrova një jastëk prej lëkure, të mbushur me fije palme , por ai u ul në tokë, kështu që jastëku mbeti mes meje e tij dhe tha: - “A nuk të mjaftojnë tri ditë për çdo muaj?” - O i Dërguari i Allahut..., - i thashë. - “Pesë?” - tha ai. - O i Dërguari i Allahut... - “Shtatë?” - O i Dërguari i Allahut... - “Nëntë?” - O i Dërguari i Allahut... - “Njëmbëdhjetë?” Pastaj tha: “Nuk ka agjërim më shumë se agjërimi i Davudit ﷺ: agjëronte gjysmën e kohës. Një ditë agjëro, një ditë ha.””